Thursday, April 16, 2026
HomeEkonomiMINTI: Çmimet e derivateve mbesin të pandryshuara

MINTI: Çmimet e derivateve mbesin të pandryshuara

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës do të mbesin të njëjta edhe për ditën 07.04.2026, sikurse në ditën paraprake.

Sipas vendimit të datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për ditën 07.04.2026 çmimet maksimale të lejuara janë:

Dizel: 1.88 euro për litër

Benzinë: 1.46 euro për litër

Gas: 0.74 euro për litër

“MINTI u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që ta zbatojnë me përpikëri vendimin e marrë nga ministrja Rozeta Kusari-Lila, me qëllim të garantimit të një tregu funksional dhe të qëndrueshëm, në shërbim të interesit të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Ministria ka paralajmëruar se çdo shkelje e këtij vendimi do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments