Sektori i qumështit në Kosovë po kalon nëpër një fazë kritike që rrezikon mbijetesën e fermave vendore. Është vërtet shqetësuese të shohësh se si prodhimi vendor, shtylla e sigurisë ushqimore, po sfidohet nga faktorë që shpesh lidhen me mungesën e rregullimit të tregut.
Duke sqaruar dinamikën e këtij problemi Kryetari i Shoqatës, Naser Bajraktari, ka identifikuar tre faktorë kryesorë që kanë krijuar këtë situatë alarmante teprica e qumështit te freskët Ku fermerët po përballen me atë që quhet “shtrydhje e marzhit. Kjo situatë la pamundëson plasimin e prodhimit vendor në treg,. Një tjetw faktor është rënie e çmimit të grumbullimit e cila ndikon ne uljen e të ardhurave direkte për fermerët. Dhe e treta rritja e kostove të prodhimit nga shtrenjtimi i vazhdueshëm i naftës dhe ushqimit për kafshë. Të dhënat tregojnë për një rritje të ndjeshme të importeve në tregun vendor. Vetëm gjatë vitit 2025, importet e produkteve të qumështit kanë arritur në 89.8 milionë euro, ndërsa çdo vit importohen rreth 28 milionë litra qumësht i freskët. Po ashtu, mbi 1 milion kilogramë qumësht pluhur përdoret nga industria, si alternativë më e lirë duke kufizuar edhe më tej plasimin e prodhimit vendor. Bajraktari ka paralajmëruar se përveç konkurrencës së lartë, sektori po përballet edhe me praktika të padrejta, përfshirë përdorimin e zëvendësuesve si qumështi pluhur dhe yndyrat bimore, të cilat mund të ndikojnë edhe në sigurinë ushqimore. Problemi i qumështit pluhur dhe yndyrave bimore nuk është vetëm ekonomik, por edhe i cilësisë.
Qumështi pluhur është dukshëm më i lirë se qumështi i freskët, gjë që i shtyn përpunuesit drejt tij për të rritur fitimet. Shpesh konsumatori nuk e di nëse produkti që blen është qumësht i freskët apo i rikonstituuar (nga pluhuri), pasi etiketat mund të jenë të paqarta.
Në këtë situatë, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit i është drejtuar Ministrisë së Industrisë, të Ndërmarrësisë dhe të Tregtisë me kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për stabilizimin e tregut.
Shoqata ka theksuar se mbështetja e fermerëve vendor mbetet thelbësore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural në Kosovë.
Pa një ndërhyrje të menjëhershme shtetërore, sektori rrezikon kolapsin total, duke dëmtuar rëndë zhvillimin rural dhe pavarësinë ushqimore të vendit. Autorietet gjegjëse do duhej të vendos masat mbrojtëse ose tarifave të përkohshme për importet që vijnë me çmime “dumping” (nën koston e prodhimit). Obligimi i përpunuesve që të deklarojnë qartë në paketim përdorimin e qumështit pluhur apo yndyrave bimore. Qeveria duhet të rris mbështetjen direke për litër qumësht të freskët që dorëzohet në qumështore, për të kompensuar rritjen e kostove të inputeve (naftës dhe ushqimit). Po ashtu nevojiten Inspeksione më të rrepta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për të garantuar që zëvendësuesit nuk po përdoren në mënyrë të paligjshme. Pa një ndërhyrje të shpejtë, rreziku është që fermerët të detyrohen të mbyllin fermat dhe të shesin bagëtinë, gjë që do ta linte Kosovën plotësisht të varur nga importi për një produkt kaq esencial.

