Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëVjedhin në xhaminë e Shipashnicës, mësyjnë edhe dy xhami tjera në Kamenicë

Vjedhin në xhaminë e Shipashnicës, mësyjnë edhe dy xhami tjera në Kamenicë

Pas rastit të vjedhjes së rëndë në fshatin Shipashnicë e Poshtme, ku një person i dyshuar kishte hyrë në xhami dhe kishte vjedhur rreth 300 euro nga kasaforta, një seri incidentesh të ngjashme është raportuar edhe në dy fshatra tjera të rajonit të Kamenicës.

Sipas njoftimeve të Policisë, më 06.04.2026 imami i xhamisë në fshatin Topanicë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e xhamisë dhe kanë thyer e dëmtuar kasafortën. Megjithatë, ata nuk kanë arritur të marrin asgjë nga brenda saj.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar edhe në fshatin Rogoqicë, ku imami ka deklaruar se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur një person duke hyrë në xhami dhe duke tentuar ta thyejë kasafortën me mjete të forta. Tentativa ka dështuar, pasi kasaforta nuk është hapur, por vetëm është dëmtuar.

Të gjitha rastet janë cilësuar si vepra penale që lidhen me vjedhje të rëndë dhe tentim vjedhjeje, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar. Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram