Një rast i pazakontë vjedhjeje është raportuar në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, ku cak i hajnave kësaj radhe është bërë xhamia.
Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar më 06.04.2026 se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur një person të dyshuar duke hyrë brenda objektit të xhamisë.
I dyshuari ka përdorur forcë për ta thyer kasafortën dhe nga aty ka vjedhur rreth 300 euro para të gatshme, kryesisht në monedha metalike.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa për të është njoftuar prokurori kompetent. Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

