Senatori progresiv amerikan dhe veterani politik, Bernie Sanders, ka njoftuar se javën e ardhshme do të propozojë një rezolutë për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.
Sanders kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin amerikan Donald Trump për atë që ai e quajti një luftë katastrofike me Iranin.
“Netanyahu e bindi Trumpin të nisë një luftë katastrofike”
“Nuk është çudi. Netanyahu e bindi Trumpin të hynte në një luftë katastrofike me Iranin. Ne nuk mund ta lejojmë Izraelin të vazhdojë të formësojë politikën ushtarake dhe të jashtme të Amerikës”, tha ai.
“Javën tjetër do të propozoj një rezolutë për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin”, shkroi Sanders në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Disa kongresmenë amerikanë shpesh i kanë bërë thirrje SHBA-së që të ndalojë furnizimin me armë të Izraelit dhe të mbahet përgjegjëse për veprimet e Izraelit.

