Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëLVV kërkon nga Haxhiu emërimin e Nijazi Isakut anëtar të KQZ-së

LVV kërkon nga Haxhiu emërimin e Nijazi Isakut anëtar të KQZ-së

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, emërimin e anëtarit të tretë të KQZ-së nga ky subjekt politik.

“Kjo kërkesë vjen duke marrë parasysh përbërjen e paplotësuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë mandatit të ish-Presidentes Osmani, si dhe mospranimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të kërkesës së saj për “vlerësimin e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” (Nr. i lëndës: KO81/26). Duke pasur parasysh këtë përbërje të mangët, i jam drejtuar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Haxhiu, që të procedojë me emërimin e anëtarit të tretë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, përkatësisht z. Nijazi Isaku”, thuhet në njoftimin e tij në facebook.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqarim lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas mos-emërimit të një anëtari nga PDK dhe kërkesës së LVV për emërimin e tre anëtarëve në këtë institucion.

Kushtetuesja më pas ia ktheu duke mos e pranuar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për vlerësimin e kushtetutshmërisë për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falim.rama%2Fposts%2Fpfbid02vdiseqGQD3gtyLfJCp4rY7NHJFUz9PLHDGbofkc64Xo13jgJwgfzijeBZhpPPV8Xl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments