Wednesday, April 15, 2026
HomeKulturëKartolina e bariut me veshje kombëtare shqiptare e shekullit të kaluar

Kartolina e bariut me veshje kombëtare shqiptare e shekullit të kaluar

E përditshmja greke Kathimerini ne nje publikim te saj rreth përdorimit te kartolinave nga viti 1900 deri 1970 gjate festes se Pashkëve, shoqërohej me nje kartolin te veqante me imazhin e nje bariu te  veshur me kostum tradicional shqiptar, ku bien në sy fustanella, jeleku i qëndisur dhe opingat me xhufka. Bariu po i bie fyellit, një instrument simbol i jetës rurale dhe i vetmisë krijuese në malet tona.Prania e qengjave është qendrore. Në traditën e Pashkëve, qengji simbolizon sakrificën dhe pastërtinë me nje peizazhi i gjelbëruar qe përfaqëson përtëritjen e jetës që vjen me pranverën. Në këndin e sipërm djathtas shkruhet me një kaligrafi elegante “Gëzuar Pashkët” (shkruar në dialektin e kohës si “Kajó Páshqa”), gjë që vërteton funksionin e saj festiv. Përdorimi i veshjeve kombëtare në kartolina festash ishte një mënyrë subtile për të afirmuar kulturën shqiptare në një kontekst fetar dhe shoqëror.

Publikimi theksonte se interesi i koleksionistëve për dokumentet analoge të së kaluarës së afërt rritet ndërsa ato shtyhen pas në kohë. Më shumë sesa urimet e Krishtlindjeve me postë, urimet e Pashkëve përbëjnë një aspekt të veçantë të etiketës shoqërore të shekullit të 20-të që mbijetoi në mënyrë sporadike, përpara se pothuajse të shuhej në fillim të viteve 2000. Kartolinat e urimit të Pashkëve janë një kapitull i kulturës së komunikimit që u ruajt me shumë referenca estetike dhe më të gjera kulturore në Greqi dhe përjetoi begati të madhe kryesisht gjatë dekadave nga viti 1900 deri në afërsisht vitin 1970.

Si një pasojë e këtij begatie, fenomeni i shkëmbimit të urimeve të Pashkëve lidhet gjithashtu me një aspekt të aktivitetit botues që na kujton ky zakon i vjetër. Prodhimi i kartolinave të urimit kryhej nga botues të mëdhenj dhe të vegjël, dhe pikat e shitjes – varësisht nga cilësia e kartolinës – mund të ishin një librari, një dyqan artikujsh shkrimi, një kioskë ose një dyqan ushqimesh.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments