Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i qëndrueshëm

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të vijnë në shtim duke filluar nga orët e pasdites. Në orët e vona të mbrëmjes priten vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 9 m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./Atsh

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram