Monday, June 22, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Katana, një i tërë që dëshmon se liria mbrohet me gjithçka

Abdixhiku: Katana, një i tërë që dëshmon se liria mbrohet me gjithçka

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar heroin e UÇK-së, Agim Ramadanin duke thënë se në të takoheshin dy botë, ndjeshmëria e artistit dhe vendosmëria e luftëtarit.

“Ai e ndiente jetën thellë, e përfytyronte lirinë si krijim, si dritë, si diçka që duhet të marrë formë dhe kur kjo formë iu mohua, ai nuk u tërhoq. U ngrit. Në të njëjtën dorë që dikur vizatonte dhe shkruante, erdhi një ditë edhe arma. Jo si zgjedhje e parë, por si domosdoshmëri. Sepse për një shpirt krijues, robëria nuk është vetëm mungesë lirie, është shkatërrim i vetë kuptimit të jetës. Dhe Agimi nuk ishte njeri që pranonte të jetonte pa kuptim”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.

Abidixhiku më tej tha se Katana vepronte në bindje të qarta dhe se ai e ka parë kufirin me Shqipërinë si diçka që duhej zhdukur, jo vetëm kaluar.

“Sot, kur e kujtojmë, nuk e ndajmë dot në pjesë. Nuk është vetëm luftëtar, as vetëm artist. Është një i tërë, një jetë që dëshmon se liria fillon si ide, merr formë në shpirt dhe kur vjen koha, mbrohet me gjithçka. Dhe pikërisht për këtë, ai mbetet, jo vetëm në histori, por në vetë kuptimin që i japim lirisë”, përfundon Abdixhiku.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fabdixhiku%2Fposts%2Fpfbid0fr6eGD9ify4coazyV6SSSCZWtmzMruzEGvi2uLtCeZozX7YcP36FQTGfmHe9HuEUl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram