Sunday, June 21, 2026
HomeLajmeKosovëRama kërkon nga ujësjellësi ta njoftoj komunën për çdo intervenim në rrugë

Rama kërkon nga ujësjellësi ta njoftoj komunën për çdo intervenim në rrugë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nëpërmjet një reagimi në facebook ka thënë se ujësjellësi është i obliguar të njoftojë Komunën e Prishtinës për çdo intervenim që bëjnë. Rama veçmas ka thënë se ndalohen intervenimit gjatë orareve të pikut të trafikut.

“Ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që realizon në rrugë, ku përfshihet prerja e asfaltit dhe trotuareve. Për këtë qëllim, ne i jemi drejtuar me një shkresë zyrtare, përmes së cilës kemi kërkuar që, përveç rasteve emergjente ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, këto punime të mos realizohen gjatë orareve të pikut të trafikut”, ka shkruar ai.

Rama ka shkruar më tej se duhet njoftuar Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë.

“Këtu është intervenimi në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku prerja e asfaltit kishte mbetur e pasanuar, duke u bërë pengesë për trafikun dhe rrezik për sigurinë publike”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur disa fotografi nga terreni.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid0KD3dLmW2pELReU4AWRpGkAV6CYUtzdzkze7SFRgV51aHYynsz78U98mi9GP9rZDel&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram