Sunday, June 21, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: LDK nuk mbështet që tri pozitat t’i takojnë një partie

Abdixhiku: LDK nuk mbështet që tri pozitat t’i takojnë një partie

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar për emra konkretë për postin e presidentit, duke hedhur poshtë spekulimet që kanë qarkulluar, përfshirë edhe përmendjen e emrit të tij.

“Janë vetëm spekulime. Nuk kemi folur për emra, e aq më pak për kandidatura personale”, tha Abdixhiku, sipas të cilit, biseda është përqendruar vetëm në dy propozimet aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat LDK-ja ka dhënë përgjigje negative.

Sipas tij, nuk mund të mbështetet një zgjidhje ku tri pozitat kryesore shtetërore i takojnë një partie të vetme. “Për momentin nuk ka asgjë të re. Nuk kemi propozuar emra dhe nuk na është kërkuar ende asgjë zyrtare. Do të shohim në ditët në vijim,” u shpreh ai.

Ai shtoi se javën e ardhshme mund të ketë takime të tjera, por theksoi se aktualisht nuk ka zhvillime konkrete dhe se LDK nuk ka propozuar ende asnjë emër.

Kreu i LDK-së konfirmoi gjithashtu se është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar qëndrimet rreth kësaj çështjeje, ndërsa tha se Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin.

“Po jam takuar me zotërinë Hamza. Kam zhvilluar diskutime për të parë pozicionin e tyre. Zotëri Haradinaj ka pasur refuzim takimi, me thënë të drejtën është qëndrim i tyre që s’duan të takohen po mos të ankohen pastaj. Sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore. Si duket zotëri Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time për të pasur komunikim, po në qoftë se s’do me u taku, s’është problem i madh”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se nuk ka ambicie personale për postin e presidentit dhe se procesi duhet të jetë konsensual dhe i bazuar në parime ndërpartiake. Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Ai shtoi se ende nuk është arritur një konsensus për presidentin, pavarësisht afateve kushtetuese që po afrohen, duke paralajmëruar se mungesa e marrëveshjes mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Pra është çështje, në qoftë se ka marrëveshje, atëherë gjenden edhe emrat. Në qoftë se mendoni a ka kandidatë, ka mjaft. Çdo i dyti qytetar ka pasur qenë i mirë për të qenë president. Besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme”, deklaroi Abvdixhiku.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram