Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëBogujevci inspekton punimet në restaurimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci inspekton punimet në restaurimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci ka inspektuar punimet në restaurimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Në këtë institucion qendror të skenës artistike në vend, restaurimi po ecën me dinamikë, duke u fokusuar në ruajtjen e vlerave arkitekturore dhe historike, si dhe në modernizimin e kushteve të punës dhe përvojës së publikut”, ka shkruar ajo në facebook.

Bogujevci ka thënë se ndërhyrjet që po realizohen synojnë krijimin e një hapësire dinjitoze për aktorët dhe stafin teknik, si dhe një ambient më funksional e bashkëkohor për shfaqjet teatrore.

“Ky investim i rëndësishëm mbetet dëshmi e angazhimit tonë për forcimin e infrastrukturës kulturore dhe mbështetjen e skenës teatrore në vend”, vazhdon ajo.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsarandabogujevci17%2Fposts%2Fpfbid0uR4pBsQnLpypFzT11KUH9b2bympVvUeQe2736TNCk7NgoVp7twydA2aEKxumDfR4l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments