Mbi vendin tonë të marte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

