Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëRushiti: Të mbijetuarit e dhunës seksuale ende jetojnë nën heshtje e stigmë

Rushiti: Të mbijetuarit e dhunës seksuale ende jetojnë nën heshtje e stigmë

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka bërë thirrje për angazhim më të madh institucional në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës, duke theksuar se shumë prej tyre vazhdojnë të jetojnë në heshtje dhe me plagë të pashëruara.

Ajo i bëri këto komente gjatë ceremonisë simbolike të ndezjes së qirinjve në Kuvendin e Kosovës, ku u nderuan viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj kategorie. Sipas saj, edhe pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës, qindra gra, vajza, por edhe burra e djem, përballen ende me paragjykim dhe stigmatizim.

Rushiti theksoi se shumë të mbijetuar nuk kanë ende guximin të flasin dhe të kërkojnë drejtësi, duke bërë thirrje për mbështetje më të madhe institucionale.

“Jetojmë 27 vjet pas luftës, por ende ka qindra gra dhe burra që jetojnë në margjina të heshtjes, stigmatizimit dhe paragjykimit”, tha ajo.

Ajo gjithashtu kërkoi nga institucionet dhe deputetët që të angazhohen për ligje dhe politika që krijojnë hapësira të sigurta për të mbijetuarit dhe ndihmojnë në luftimin e stigmës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments