Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeRajonNufi takon drejtuesit e NATO-s në Bruksel, në vëmendje edhe Kosova

Nufi takon drejtuesit e NATO-s në Bruksel, në vëmendje edhe Kosova

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, zhvilloi, një takim në Bruksel me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO, Giuseppe Cavo Dragone, në kuadër të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në çdo nivel, me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë rajonale.

 Një vëmendje e posaçme iu kushtua situatës në Kosovë dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

“Takim i rëndësishëm me Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO, në funksion të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën në çdo nivel. Vëmendje e veçantë ndaj Kosovës dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes”,  ka shkuar Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, u diskutua roli strategjik i Korridori VIII dhe zhvillimi i Porto Romano, projekte që konsiderohen kyçe për avancimin e interesave kombëtare dhe rajonale, me mbështetjen e mëtejshme të Aleancës.

“Shqipëria rikonfirmon përkushtimin e saj për të forcuar rolin në NATO, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar tutje Nufi. /Kosovatimes/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments