/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në pjesën e parë të ditës, të cilat pritet të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa pas orëve të mesditës kthjellime të herëpashershme.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave era pritet të fryjë me shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/16 | Re shi diell |
| Kukës | 11/14 | Re shi diell |
| Lezhë | 11/17 | Re shi diell |
| Dibër | 7/13 | Re shi diell |
| Durrës | 11/18 | Re shi diell |
| Tiranë | 13/18 | Re shi diell |
| Elbasan | 10/17 | Re shi diell |
| Berat | 12/18 | Re shi diell |
| Vlorë | 13/18 | Re shi diell |
| Korçë | 7/14 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 10/18 | Re shi diell |
| Sarandë | 14/19 | Re shi diell |

