Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovë"Banesa që u kthye në varr: Fundi tragjik i një prindi dhe...

“Banesa që u kthye në varr: Fundi tragjik i një prindi dhe dy fëmijëve të tij”

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupat e viktimave të zjarrit në Malishevë për obduksion.

Dyshohet se babai dhe dy fëmijët e mitur ndodheshin në banesë në momentin kritik të shpërthimit të zjarrit.

Dy fëmijë dhe babai i tyre kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se pas pranimit të informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

“Në banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, ka thënë Elezaj.

Ai shtoi se zjarri është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Aktualisht, autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments