Ushtruesja e detyrës së Presidentit të vendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së babait me dy fëmijët nga zjarri në banesën në Malishevë.
Ajo ka thënë se me dhimbje ka pranuar lajmin tragjik për vdekjen e tyre.
“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Haxhiu në facebook.
Dyshohet se babai dhe dy fëmijët e mitur ndodheshin në banesë në momentin kritik të shpërthimit të zjarrit. Lajmin e ka konfirmuar për RTK zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se pas pranimit të informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.
Ai shtoi se zjarri është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

