Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme, 15 prill, shkon në 1.75 euro për litër.
Ndërkaq Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se çmimi i benzinës shkon maksimalisht deri në 1.43 euro për litër dhe gazi 0.88 euro për litër.
Javët e kaluara çmimet e karburanteve varionin, teksa maksimalja e deritanishme sipas autoriteteve zyrtare ka shkuar në 1.91 euro.

