Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar janë mikpritës të një takimi dyditor mediatik të Bashkimit Evropian të Radios dhe Televizionit. Më 22 dhe 23 prill, drejtues dhe përfaqësues të mediave publike që janë pjesë e aleancës do të diskutojnë rolin e tyre në një mjedis të fragmentuar gjeopolitik dhe në kushte krizash. Në këtë kontekst zhvillohen edhe diskutime të tjera profesionale për të ardhmen, të organizuara në panele tematike, si “Vdekja dhe ringjallja e transmetimeve live” dhe “Si realizohet ripërcaktimi i një media publike nga brenda jashtë”.
Milen Mitev
Fjalime në hapje të forumit në “Sofia Tech Park” do të mbajnë drejtorët e përgjithshëm të BNR dhe BNT – Milen Mitev dhe Milena Milotinova.
Dita e dytë i kushtohet sfidave strategjike me të cilat përballen mediat publike. Do të shqyrtohen çështje që lidhen me audiencën e tyre dhe mënyrat e matjes së saj, si dhe qasje të ndryshme që nxisin marrjen e vendimeve editoriale, analizën e preferencave të audiencës dhe veçoritë e proceseve të punës. Do të diskutohen gjithashtu ndryshimet në legjislacionin e BE-së që lidhen me shpërndarjen e programeve radiofonike në automjete, si dhe organizimi i projekteve të ndryshme në kuadër të iniciativës “Radio Ready”, e cila synon të sigurojë akses dhe shpërndarje të sigurt të shërbimeve radio në automjete, në një kohë kur po rritet presioni nga aplikacionet e telefonit.

