Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKosovëPërkujtohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Përkujtohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Në 27-vjetorin e masakrës në fshatin Dyz është mbajtur një manifestim përkujtimor në nderim të të rënëve.

Gjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule pranë vendit të kujtesës, ndërsa u mbajtën edhe homazhe në shenjë respekti për të rënët.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila në fjalën e saj theksoi se kujtimi për viktimat e masakrave mbetet obligim institucional dhe shoqëror.

Ajo nënvizoi se sakrifica e tyre është themel i lirisë së vendit dhe se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për zbardhjen e plotë të krimeve dhe vendosjen e drejtësisë.Duke folur për mungesën e drejtësisë, ajo tha se e vërteta për këto krime dihet dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“Si institucione të Republikës së Kosovës, kemi krijuar bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë. Prandaj, sot nga ky vend, u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të angazhohen me gjithë kapacitetet e tyre, që të ngrenë aktakuzat dhe gjykimet ndaj përgjegjësve për këto krime të rënda. Drejtësia nuk duhet të mungojë”, tha Haxhiu.

Në këtë pllakë janë të gdhendura emrat e mbi 200 civilëve shqiptarë të vrarë e të masakruar gjatë ofensivës së forcave serbe në zonën e Llapit, nga 18 deri më 23 prill 1999.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments