Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites vranësirat pritet të vijnë në shtim.
Në orët e pasdites priten reshje të dobëta shiu dhe të izoluara në formë pikash në jug, përgjatë maleve.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë./ATSH


