Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Afati kushtetues po afron, zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion

Kurti: Afati kushtetues po afron, zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion

08:45 / 20.04.2026

Kurti: Afati kushtetues po afron, zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion

N.Mekolli /RTKlive

Ka nisur mbledhja e 11-të e Qeverisë së Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për mjetet financiare të ndara nga Komisioni Evropian dhe ka folur për zhvillimet politike në vend.

Sipas tij, nga 61.8 milionë euro të parapara, 28.74 milionë euro tashmë janë bartur në buxhetin e shtetit në formë kredie, ndërsa pjesa tjetër prej 33.04 milionë euro do të realizohet përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Ai ka theksuar se 17.73 milionë euro janë grante dhe 15.31 milionë euro kredi, duke shtuar se këto mjete do të shfrytëzohen për projekte infrastrukturore.

Kurti ka deklaruar se vendi po i afrohet një afati kushtetues dhe se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, duke nënvizuar nevojën për stabilitet institucional dhe kompromis politik.

“Kemi një afat kushtetues i cili po afron. Shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare, unë besoj që nuk është opsion… Ne jemi të hapur për zgjidhje e cila i përgjigjet vullnetit qytetar”, tha Kurti.

Ai shtoi se asnjë parti nuk mund të pretendojë sigurimin e 80 deputetëve dhe se duhet respektuar rezultati zgjedhor, ndërsa theksoi se një cikël i ri zgjedhor do të sillte vonesa dhe kosto shtesë për shtetin.

“Jemi të bindur që një cikël i ri zgjedhor nuk sjell ndryshime të mëdha në rezultat, por mund t’i vonojë punët e mira dhe të na humbasë mundësi e fonde si dhe të krijojë shpenzime të tjera të panevojshme duke filluar nga së paku 10 milionë euro për KQZ-në”, u shpreh ai.

Kurti gjithashtu bëri të ditur se pas miratimit në Qeveri dhe ratifikimit në Kuvend, Komisioni Evropian ka nisur transferimin e mjeteve si parafinancim për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram