Tuesday, April 21, 2026
HomeKulturëZbulim historik në Egjipt: Papirus me vargje nga "Iliada" i gjetur brenda...

Zbulim historik në Egjipt: Papirus me vargje nga “Iliada” i gjetur brenda një mumjeje

rkeologët kanë zbuluar një fragment papirusi me vargje nga “Iliada” e Homerit brenda barkut të një mumjeje të lashtë egjiptiane, në nekropolin e Oxyrhynchus.

Ky është një zbulim i rëndësishëm, i cili pritet të zgjerojë njohuritë e shkencëtarëve mbi praktikat e varrimit dhe jetën fetare të Egjiptit të lashtë , pasi është hera e parë që një tekst letrar grek është identifikuar i ngulitur në procesin e mumifikimit.

Gjatë gërmimeve të kryera midis nëntorit dhe dhjetorit 2025, nga Instituti për Studime të Lindjes së Afërt të Lashtë (IPOA) i Universitetit të Barcelonës, u zbulua një mumje – ndër të tjera – që ishte varrosur gjatë epokës romake, afërsisht 1,600 vjet më parë, në qytetin e lashtë të Oxyrhynchus (El Banassa e sotme). 

Mumja përmbante një element të pazakontë: një papirus të vendosur në bark si pjesë e ritualit të balsamimit. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftourismandantiq%2Fposts%2Fpfbid0Dgr7cbw8kRoTeRr28eQzmJH3gcVFfpsZEQAmPodKJD4aASGHDH7gDPxqsYrjH9sfl&show_text=true&width=500

Në gërmimet e mëparshme arkeologjike, ekipi shkencor kishte gjetur papiruse të shkruara në greqisht në vende të ngjashme, por përmbajtja e tyre ishte kryesisht ritualistike. Deri më tani, një tekst letrar si “Iliada” nuk ishte gjetur kurrë në një kontekst të tillë. 

Papirusi u analizua nga konservatorja Magdalena Munar, papirologia Lea Macia dhe Ignacio-Javier Antiego, profesor në Departamentin e Gjuhëve Klasike, Romance dhe Semitike dhe drejtor i projektit Oxyrhynchus. Profesori Antiego e identifikoi tekstin si një fragment nga Libri II i Iliadës, i njohur si Katalogu i Anijeve, i cili liston gjerësisht forcat greke para Trojës – një nga tekstet më emblematike në letërsinë perëndimore.

Zbulim historik në Egjipt: Papirus me vargje nga "Iliada" i gjetur brenda një mumje-1
Foto: Universiteti i Barcelonës.

“Kjo nuk është hera e parë që kemi identifikuar papiruse greke, të mbështjella, të vulosura dhe të përfshira në procesin e mumifikimit, por deri më tani përmbajtja e tyre ka qenë kryesisht ceremoniale. Për më tepër, vlen të përmendet se që nga fundi i shekullit të 19-të një numër i madh papirusesh janë zbuluar në Oxyrhynchus, duke përfshirë tekste letrare greke me rëndësi të madhe, por risia e vërtetë qëndron në gjetjen e një papirusi letrar në një kontekst funerar”, vëren Antiego.

Nekropoli i Oksirinkut, i njohur gjatë epokës faraonike si Per-Menged, ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Egjiptit greko-romak. Rrënojat e tij ndodhen në qytetin modern të Al Banassas, rreth 190 km në jug të Kajros, pranë degës së lumit Bahr Yusef të Nilit.

Burimi: Phys.org, Independent

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram