Wednesday, April 22, 2026
HomeSportDukagjini në finalen e Kupës, bie Ballkani

Dukagjini në finalen e Kupës, bie Ballkani

Dukagjini ka siguruar një vend në finale të Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion, pasi eliminoi Ballkanin në gjysmëfinale.

Skuadra nga Klina kishte krijuar epërsi të madhe që në ndeshjen e parë në Suharekë, duke triumfuar bindshëm me rezultat 0:3.  Klinasit triumfuan edhe në sfidën kthyese me rezultat 3:2 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 6-2, Dukagjini i Arsim Thaqit kalon në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Sfida e kthimit nisi më mirë për Dukagjinin, që kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e Elton Basrit. Vetëm një minutë më pas, ndeshja mori tjetër rrjedhë kur Albert Diene u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Ballkanin me një lojtar më pak.

Pavarësisht disavantazhit numerik, vendasit reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin me Bleart Tolajn në minutën e 34-t, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në vazhdim, Tolaj realizoi sërish në minutën e 55-të për përmbysjen e përkohshme të Ballkanit. Megjithatë, Dukagjini nuk u dorëzua dhe riktheu baraspeshën me golin e Pefqelit në minutën e 67-të.

Deri në fund të ndeshjes, nikoqirët arritën të shënojë edhe një herë me Dienit Isufin në minutën e 84-të për fitoren 3:2.

Në finale, Dukagjini do të përballet me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Ferizajt dhe Llapit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram