Wednesday, April 22, 2026
HomeSportFerizaj prek finalen e Kupës, ‘rrezon’ Llapin

Ferizaj prek finalen e Kupës, ‘rrezon’ Llapin

Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion, duke kaluar me sukses pengesën e Llapit në gjysmëfinale.

Skuadra nga Ferizaj hodhi hapin vendimtar që në ndeshjen e parë në Podujevë, ku kishte triumfuar me rezultat 1:2.

Ky avantazh rezultoi i mjaftueshëm, pasi në takimin e kthimit të zhvilluar në Ferizaj, rrjetat mbetën të paprekura dhe ndeshja u mbyll pa gola.

Me këtë rezultat të përgjithshëm, Ferizaj vulos kalimin në finale, ku do të përballet me Dukagjinin. Kjo e fundit pak më herët siguroi biletën për në finalen e madhe, duke eliminuar Ballkanin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram