Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, e lokalisht në intervale të shkurtra kohore në jug e lindje me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male).
Në zonën e Alpeve, dhe në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1200-1400 metra parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina, bregdet dhe male hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë./ATSH
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 12/19 | Re shi diell |
| Kukës | 5/13 | Re shi, borë/diell |
| Lezhë | 13/19 | Re shi diell |
| Dibër | 8/17 | Re shi, borë/diell |
| Durrës | 13/19 | Re shi diell |
| Tiranë | 14/19 | Re shi diell |
| Elbasan | 12/18 | Re shi diell |
| Berat | 12/19 | Re shi diell |
| Vlorë | 14/19 | Re shi diell |
| Korçë | 5/8 | Re shi, borë/diell |
| Gjirokastër | 12/16 | Re shi diell |
| Sarandë | 15/18 | Re shi diell |

