Mbi vendin tonë të mërkurë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Nga dita e enjte, sipas IHMK-së, pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike, si rezultat i riaktivizimit të fushës anticiklonike, duke sjellë mot më të qëndrueshëm dhe me më pak probabilitet për reshje.

