Ndërmarrja publike Trepça Sh.A. ka njoftuar se ka filluar aksionin për lirimin e një parcele në Mitrovicë të Veriut, pas skadimit të afatit të dhënë për largimin vullnetar të objekteve pa leje.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për parcelën nr. 02537-1, ku janë evidentuar mbi 20 garazhe dhe objekte të ndërtuara pa bazë ligjore dhe që, sipas Trepçës, janë të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërmarrja ka bërë të ditur se aksioni përfshin rrënimin e këtyre objekteve, pas paralajmërimeve të mëhershme dhe një afati 48-orësh për lirimin vullnetar të hapësirës, si dhe mundësisë për marrëveshje eventuale me palët.
Aksioni, sipas Trepçës, po realizohet me mbështetje institucionale dhe do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhimin e saj.

