Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, me rastin e Ditës së Çlirimit.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, Begaj ka theksuar se sakrifica e tyre është një nga amanetet më të shenjta të historisë dhe pjesë e ndërgjegjes kombëtare.
Ai ka thënë se është detyrim që kujtimi dhe vepra e tyre të ruhen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”, ka shkruar Begaj.

