Saturday, April 25, 2026
HomeLajmeKosovëBegaj: Rexhep Qosja, një mendje e shquar e kulturës shqiptare

Begaj: Rexhep Qosja, një mendje e shquar e kulturës shqiptare

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, të cilin e ka vlerësuar si një nga mendjet më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Kreu i shtetit i ka shprehur gjithashtu ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor”, shkruan Begaj në rrjetin social Facebook.

Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare dhe u përcoll për në banesën e fundit këtë të enjte (23 prill), pa ceremoni zyrtare apo pritje publike, në përputhje me amanetin e tij.

Qosja njihet si një ndër figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare, me kontribute të shumta në fushën e letërsisë dhe studimeve albanologjike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram