Friday, April 24, 2026
HomeLajmeKosovëIPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Prishtinë

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit për medie, hetimet për këtë rast fillimisht janë iniciuar nga Policia e Kosovës, ndërsa pas dyshimeve se në rast mund të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor, në përputhje me kompetencat ligjore, janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se hetimet ndaj zyrtarit policor po zhvillohen për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale”, ndërsa pas konsultimeve me prokurorinë, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Tutje, IPK thekson se hetuesit, në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram