Friday, April 24, 2026
HomeLajmeKosovëIsh-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë kanë dërguar ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke shprehur dhimbje dhe respekt për figurën e tij. Jakup Krasniqi ka përcjellë mesazhin e ngushëllimit në emër të tyre përmes Bilall Sherifit.

Bilall Sherifi ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh përmes telefonit nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë.

Sipas Sherifit, Krasniqi i ka kërkuar që të transmetojë një telegram ngushëllimi në emër të tij dhe të personave të tjerë që ndodhen në paraburgim në Hagë, lidhur me ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

Krasniqi ka shprehur dhimbje të thellë dhe solidaritet me familjen dhe opinionin publik shqiptar, duke e cilësuar Qosjen si figurë të rëndësishme të kulturës dhe mendimit kombëtar.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj… Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë edhe neve, prandaj ndajmë me ju pikëllimin në këto çaste të vështira,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit.

Ai thekson se vepra e Qosjes do të mbetet trashëgimi e rëndësishme.
“Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar… Ai do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin tonë dhe të kombit”, theksohet në ngushëllim.

Në fund të mesazhit, Krasniqi shpreh edhe solidaritetin e tij me familjen.

“Edhe pse larg jush dhe të privuar nga liria prej vitesh, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë… Ju dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram