Friday, April 24, 2026
HomeLajmeKosovëTahiri: Zgjedhja e presidentit po bëhet për konsum publik

Tahiri: Zgjedhja e presidentit po bëhet për konsum publik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër procesin e deritashëm për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se mungojnë konsultimet serioze dhe synimi për një emër konsensual.

Sipas Tahirit, diskutimet e zhvilluara deri më tani nuk kanë pasur për qëllim arritjen e një figure unifikuese, por janë shfrytëzuar për konsum politik dhe për, siç tha ai, shpërndarje të përgjegjësisë politike.

“Është e rëndësishme të theksohet se që nga fillimi i diskutimeve për president nuk ka pasur konsultim serioz dhe as qëllim për të arritur një emër me tipare konsensuale dhe unifikuese. Ajo që është diskutuar për dy muaj rresht ka qenë më shumë për çështje qeveritare sesa për presidentin,” deklaroi Tahiri.

Ai shtoi se debati aktual është shndërruar në një proces për konsum publik dhe për përplasje politike, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për dominim në institucionet shtetërore dhe emërime politike.

Sipas tij, kjo situatë po e çon vendin drejt një skenari të ri zgjedhor.

“Nuk ka pasur debat të mirëfilltë dhe kjo po na çon në një situatë që nuk është më e mira për Kosovën, e ajo është: zgjedhjet”, tha ai.

Tahiri gjithashtu paralajmëroi se AAK nuk do të marrë pjesë në seancat ku kandidatët për president propozohen vetëm nga një parti politike, duke theksuar nevojën për një proces më gjithëpërfshirës dhe konsensual.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram