Saturday, April 25, 2026
HomeSportIstogu, finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Istogu, finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Istogu është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Istogu e mposhti Shqiponjën e Gjakovës në gjysmëfinale me rezultat 28:26.

Vendimtare ishte një seri 7:0 e istogaseve në pjesën e parë, përmes të cilës u shkëputën në 15:7. Në pjesën e dytë Shqiponja e kërkoi përmbysjen, por u afrua vetëm në dy gola.

Destinee Benie me 11 gola e udhëhoqi Istogun. Gjashtë i realizoi Farida Mabrouk.

Te Shqiponja u dallua Nathalia Fontana me shtatë gola. Gjashtë i realizoi Ana Carolini Gonçalves.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës. Finalja te hendbollistet luhet të dielën nga ora 17:15.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram