Monday, April 27, 2026
HomeLajmeKosovëKDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon rendin kushtetues

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon rendin kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj përpjekjeve për të vazhduar procesin e zgjedhjes së Presidentit pa u përmbushur kuorumi i nevojshëm kushtetues, duke e cilësuar këtë veprim si cenim të rendit kushtetues dhe funksionimit të demokracisë parlamentare.

Sipas KDI-së, praktika dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese e përcaktojnë qartë se zgjedhja e Presidentit kërkon pjesëmarrjen e të paktën dy të tretave të deputetëve në dy raundet e para të votimit.

“Çdo tentativë për ta anashkaluar këtë rend kushtetues dhe për të zgjedhur Presidentin me një numër të kufizuar deputetësh në sallë përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe deformim të qëllimshëm të parimeve kushtetuese”, thuhet në reagim.

KDI ka theksuar se nuk ekziston bazë juridike për uljen e kuorumit dhe se një qasje e tillë krijon precedent të rrezikshëm për interpretim të njëanshëm të rregullave kushtetuese.

Instituti u ka bërë thirrje deputetëve që të respektojnë standardet kushtetuese dhe të shmangin veprime që, sipas tyre, thellojnë krizën institucionale dhe cenojnë rendin kushtetues.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram