Monday, April 27, 2026
HomeLajmeKosovëLushaku e quan improvizim seancën e sotme: E thellon krizën

Lushaku e quan improvizim seancën e sotme: E thellon krizën

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e një presidenti të ri, e ka quajtur tentative për farsë ose improvizim.

“Në vend që të kishim një marrëveshje politike që do të sillte një emër për president, ne kemi tashmë një thirrje të një seance që është një tentativë për një farsë ose improvizim të një seance me gjasa se po diskutojmë për president. Vërtet është fatkeqësi sepse në vend që të kishim një emër konsensual ose me marrëveshje politike dhe të kishim një votim, të kishim një president, ne sot kemi vetëm improvizime të seancave dhe kjo është për të ardhur keq po kështu është dhe një tentativë për t’u tallur me qytetarët”; ka thënë ajo.

Lushaku – Sadriu ka thënë se me këtë seancë po provohet të jepet përshtypja që po diskutohet për president, por nuk po realizohet “e drejta për të pasur një president”.

“Kjo veçse e thellon krizën dhe nuk sjell asnjë zgjidhje edhe përdoret më shumë për propagandë nga shumica, e përgjegjësia e së cilës është më e madhja e tyre”, tha ajo.

“LDK i ka 15 vota për një marrëveshje politike dhe për kandidatin që LDK e propozon për president”, përfundoj shefja e grupit parlamentar të kësaj partie.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram