Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën ku do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit.
“Kosova i kishte tre muaj për të diskutuar seriozisht zgjedhjen e presidentit, që nga themelimi i qeverisë. E kemi thënë nga dita e parë dhe vazhdojmë ta themi edhe tash, diskutimet për zgjedhjen e presidentit kanë qenë një spektakël politik, performancë publike, me qëllim të vetëm të vijmë në këtë situatë”, ka thënë ai.
Ai tha se emrat e propozuar nga LVV janë zyrtarë partiak dhe jo kandidat unifikues e konsensual për president.
“AAK-ja s’ka qenë e ftuar për diskutime. S’kemi marrë pjesë, e rrjedhimisht s’marrim pjesë në një diskutim që prapë është një performancë publike. Kësaj radhe po shihet është performancë publike, diskutim me fol vet me veti. Kurti në vend se të flasë në organe të partisë, do që platformën e Kuvendit ta kthejë në diskutim të brendshëm”, ka thënë Tahiri.

