Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëShpërthen një bombol gazi në Podujevë

Shpërthen një bombol gazi në Podujevë

Ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, si pasojë e të cilit tre persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ndërsa dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi.

Sipas saj, menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e qytetit.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para, dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me hetimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka theksuar ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram