Wednesday, April 29, 2026
HomeGjeopolitikOpinionDrejtësia Shqiptare përballë Modelit të "Akuariumeve": Një sfidë për standardet e GJEDNJ-së

Drejtësia Shqiptare përballë Modelit të “Akuariumeve”: Një sfidë për standardet e GJEDNJ-së

Pavarësisht barrës që i vihet ish presidentit shqiptar Ilir Meta, duket e rëndë skena në të cilën është shfaqur gjatë gjykimit. Është keq për shumë arsye, jo vetëm për pozitat që ka mbajtur në karrierën politike, por për faktin se skena të tilla të cilat janë përshkruar me tone negative nga ana e Gjykatës evropiane për të Drejtat e njeriut, në rastin e Rusisë. Pa dyshim këtu nuk bënë përjashtim as Shqipëria. Ta zëmë në Moskë por edhe disa vende tjera evropiane vendosen të pandehurit që kanë dosje të trashë kriminale me rrezikshmëri të latë, ta zëmë ndonjë vrasës apo njerëz që janë marrë me akte terroriste. Vetë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka mbajtur qëndrime mjaft kritike ndaj përdorimit të kabinave prej xhami apo kafazeve prej hekuri në sallat e gjyqit. Kjo për faktin se kjo krijon përshtypjen te publiku dhe te vëzhguesit se personi është tashmë “i rrezikshëm” ose “fajtor”. Kjo mund të cenojë imazhin e tij përpara se të jepet një vendim i formës së prerë. Madje ata konsiderojnë këtë veprim si trajtim degradues. Veg kësaj një problem tjetër është vështirësia për të pasur një komunikim konfidencial dhe të shpejtë me mbrojtjen gjatë kohës që zhvillohet seanca. Në disa vende autoritet gjyqësore shpesh i përdorin këto masa për parandalimin e arratisjes ose të incidenteve brenda sallës. Në Shqipëri, ky format është bërë i zakonshëm në proceset e SPAK-ut. Nëse nuk ka një rrezik të dokumentuar që i pandehuri mund të jetë i dhunshëm apo mund të arratiset nga salla, praktika ndërkombëtare sugjeron që ai duhet të ulet pranë avokatit të tij, si një njeri i lirë deri në vërtetimin e fajësisë. Edhe pse nga ana ligjore procedurale në Shqipëri, kjo lejohet nga rregulloret e brendshme të gjykatave nga ana etike dhe standardeve evropiane, konsiderohet shpesh si një masë e tepërt që mund të ndikojë negativisht në paanësinë e perceptuar të procesit. Vetë mënyra e trajtim të tillë e e bënë të pashmangshme krahasimin me Rusinë  ku për këtë çështje  shumë raste  kanë çuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas shumë dënimeve nga Strazburgu, ata i zëvendësuan me kabina xhami të njohura si ”akuariume”. Por prap kjo formë mbetet e dënueshme pasi edhe xhami nëse nuk ka rrezik sigurie , cenon dinjitetin. Vetë gjykata, konsideron se ekspozimi i një personi,  në një “kuti” përpara mediave krijon një imazh të parakohshëm të fajësisë, gjë që në rastin e Metës u konstatua nga komentet negative. Meta nuk ngarkohet as për terrorizëm as për krime ekstremist të dhunshme që do të mund të shërbente si arsye për vendosjen e tij në kabinat e xhamit qoftë edhe në rastin më të lehtë të kafazit të hekurt.  Shqipëria nuk ka arsye të aplikojë metoda që ngjajnë më vendet e tjera të cilat edhe janë dënuar nga institucionet evropiane, pjesë e së cilës  është./KOsovatimes

Rastet ne rusi te mbylljes ne kafaze

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram