Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në një konferencë për media tha se PDK ka qenë konstruktive në Kuvendin e Kosovës, duke përmendur pjesëmarrjen në konstituimin e Kuvendit, marrëveshjet ndërkombëtare dhe zgjatjet buxhetore.
Ai tha se edhe tema e presidentit, PDK ka mbështetur kandidatin konsensual.
“Çështja që është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu për me folë, zgjedhja e presidentit, është preokupim i të gjithëve. Pra ne kemi pasur qasje që nga fillimi konstruktive, pozitive, i kemi respektuar të gjitha subjektet që kanë qenë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve, kemi qëndruar në opozitë, ndërsa në tema dhe çështje që kanë qenë interes i vendit, interes i Kosovës, kemi treguar konstruktivitet”, tha Tahiri.

