Platforma për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, “Liria ka emër” kanë vendosur një baner në qendër të Prishtinës me kërkesën për rikthimin e tyre në vend.
Në banerin me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është shkruar në gjuhën angleze “Çlirimtarët, ktheni ata në shtëpi”.
Ish-krerët e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në paraburgim teksa në rastin gjyqësor ata kanë thënë fjalët përfundimtare. Pritet vendimi final i trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë.

