Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takohet me Serwer, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Kurti takohet me Serwer, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin dhe ish-diplomatin e lartë amerikan, Daniel Serwer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ky ishte takimi i parë me Serwerin pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Qeverisë e ka cilësuar si kënaqësi takimin me profesorin Serwer, duke theksuar se vizitat e tij në Kosovë janë gjithmonë mundësi për të shkëmbyer mendime dhe këshilla të vlefshme.

Kurti, po ashtu, e ka falënderuar Serwerin për kontributin e tij të vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram