Thursday, April 30, 2026
HomeEkonomiRriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë në tremujorin e parë 2026

Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë në tremujorin e parë 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2026, duke treguar rritje të përgjithshme të çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas raportit, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore është rritur për 5.8%. Ndërkaq, çmimet e prodhimeve bimore kanë shënuar rritje prej 7.0%, ndërsa ato blegtorale janë rritur për 4.9%.

Të dhënat tregojnë se indeksi i prodhimeve bimore ka arritur në 158.0 pikë nga 147.6 sa ishte në TM1 2025. Po ashtu, indeksi i prodhimeve blegtorale ka shkuar në 156.8 nga 149.4, ndërsa totali i prodhimeve bujqësore ka arritur në 157.3 nga 148.6.

ASK bën të ditur se të dhënat janë mbledhur në tregje, ferma dhe vende të tjera ku mund të evidentohen çmimet e prodhimeve bujqësore vendore.

Në kuadër të prodhimeve bimore përfshihen drithërat, bimët foragjere, perimet, patatet dhe pemët. Ndërsa në prodhimet blegtorale përfshihen blegtoria dhe produktet blegtorale.

Çmimet në blegtori janë mbledhur për katër kategori kafshësh: gjedhe, dele, derra dhe pula, të bazuara në peshën e gjallë të tyre. Ndërkohë, për produktet blegtorale janë përfshirë çmimet e qumështit, vezëve dhe mjaltit.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro, ndërsa njësitë matëse janë në kilogramë, litra dhe copë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram