Thursday, April 30, 2026
HomeLajmeKosovëGramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut

Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, ka njoftuar se ka përzgjedhur Gramos Hashanin për pozitën e kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut.

“Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Hashani është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Universitetin e Incarnate Word në San Antonio, Texas, SHBA. Ai është Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Brendshëm i Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK), si dhe anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA), Londër, Mbretëria e Bashkuar.

“Hashani posedon ekspertizë të theksuar në menaxhimin strategjik financiar, qeverisjen korporative, investimet në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS dhe US GAAP). Përvoja e tij profesionale përfshin sektorin e energjisë dhe atë financiar, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Kosovë, ku ka ushtruar pozita të larta në kompani ndërkombëtare dhe vendase”.

“Bordi i Drejtorëve i KEK sh.a. i uron z. Gramos Hashani suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin e plotë se, nën udhëheqjen e tij, Korporata do të vazhdojë të forcojë performancën dhe të avancojë zhvillimin e saj strategjik në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet tutje në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram