Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 1 Maj 2026, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.
Sipas njoftimit, përjashtim do të bëjnë: autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, të KFOR-it dhe të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi” si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit. Linja S22 do të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt.
“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim, për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e komunës.

