Qytetarët e Kosovës mund të kryejnë pagesat e faturave të Kompanive Rajonale të Ujësjellësve në të gjitha zyrat e Postës së Kosovës pa provizion.
Sipas njoftimit, zyrat postare funksionojnë çdo ditë nga ora 08:00, duke ofruar shërbime për pagesat ndaj KRU Prishtina, KRU Bifurkacioni në Ferizaj, KRU Hidromorava në Gjilan, KRU Mitrovica, KRU Gjakova dhe KRU Hidrodrini në Pejë. Ndërkaq, për pagesat ndaj KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren, provizioni mbulohet nga konsumatori.
Posta e Kosovës thekson se do të vazhdojë të mbetet një partner i besueshëm për qytetarët, duke garantuar realizimin e shpejtë dhe të sigurt të transaksioneve.

