Friday, May 1, 2026
HomeLajmeKosovëNimoni: Digjitalizimi i drejtësisë thelbësor për transparencë e efikasitet

Nimoni: Digjitalizimi i drejtësisë thelbësor për transparencë e efikasitet

Me ftesë të Presidencës së Qipros, zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka marrë pjesë në takimin e Zyrtarëve të Lartë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, ku u diskutuan reformat në sundimin e ligjit dhe forcimi i sistemit të drejtësisë.

Në fokus të diskutimeve ishte digjitalizimi i sistemit të drejtësisë, i cili u vlerësua si thelbësor për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe lehtësimin e qasjes së qytetarëve në drejtësi, si dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale në këtë proces.

Po ashtu, u trajtuan edhe rreziqet që lidhen me përdorimin e teknologjive të reja, për të cilat u theksua nevoja e adresimit përmes ndryshimeve ligjore dhe trajnimeve të specializuara.

Në pjesën për demokracinë, u ritheksua rëndësia e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse dhe të besueshme, në përputhje me standardet evropiane, si dhe roli i shoqërisë civile në forcimin e proceseve demokratike dhe zgjerimin e hapësirës qytetare.

Zëvendësministri në detyrë prezantoi progresin e Republikës së Kosovës në fushën e digjitalizimit, duke theksuar nevojën për avancimin e mëtejmë të sistemit aktual me qëllim krijimin e një baze të qëndrueshme për integrimin e sigurt të Inteligjencës Artificiale.

Në takim u shkëmbyen përvoja ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Gjithashtu u prezantuan prioritetet e Presidencës së radhës së BE-së, Irlandës, në këto fusha, me fokus në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare dhe rajonit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram