Friday, May 1, 2026
HomeLajmeKosovëPrishtinë, arrestohen dy persona, policia sekuestron armë dhe drogë

Prishtinë, arrestohen dy persona, policia sekuestron armë dhe drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 30 prill rreth orës 23:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, janë arrestuar dy qytetarë të dyshuar për posedim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të tyre, te njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar të holla në valuta të ndryshme me vlerë rreth 1,745 euro, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave narkotike, si dhe një telefon mobil.

Ndërsa te i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe 10 fishekë, një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 0.4 gram, si dhe një telefon mobil.

Gjatë kontrollit të veturës së tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 53 gram, një peshore digjitale, si dhe qese të vogla najloni të zbrazura.

Me vendim të prokurorit, është kryer edhe kontroll në banesën e njërit prej të dyshuarve, ku është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 56 gram.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram