Në Podujevë të enjten pasdite, në intervalin kohor 16:30–23:26, është raportuar se një viktimë mashkull shtetas i Kosovës është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete.
Sipas mjekut kujdestar, në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e tij, ndërsa viktima, siç raporton policia, kishte plagë në fytyrë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Policia ka bërë të ditur se në afërsi të trupit të pajetë janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishek, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës, si dhe një palë syze të dëmtuara.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, po ashtu sipas policisë, është gjetur edhe një armë tjetër që dyshohet të jetë jo funksionale, si dhe 11 fishekë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndera rasti është nën hetime.

